Harry Kane dhe Bayern-i i Mynihut kanë përfituar tej mase që prej momentit kur vendosën që të bashkoheshin.
Goli përballë SV Elversberg ishte i 150-ti për Kane-in me fanellën e FC Bayern. Me këtë gol, anglezi është lojtari, i cili ka arritur këtë shifër në 153 ndeshje në dispozicion. Ai tashmë është shumë pranë historisë edhe në Bundesliga ku numëron 99 gola në 97 ndeshje.
Që nga momenti kur Harry Kane u transferua në Mynih është ai lojtari, i cili ka shënuar më shumë gola në Europë. Sulmuesi anglez numëron 150 të tillë ndërsa ndiqet nga Kylian Mbappé me 137 e Erling Haaland me 114.
Javën e kaluar, arriti që të shkruante historinë edhe në një kompeticion siç është Champions League. Rrjeta përballë FK Bodø/Glimt ishte e radhës në tetë ndeshje radhazi.
Me këtë gol, anglezi iu bashkua një grupi lojtarësh si Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowdski dhe Ruud van Nistelrooy, të cilët kanë shënuar të paktën një gol në tetë a më shumë ndeshje radhazi në Champions.