Roskovec/ Daja i Zegjine Çaushit plagosi me çekiç ish-vjehrrin e tij

Roskovec/ Daja i Zegjine Çaushit plagosi me çekiç ish-vjehrrin e tij

10:45, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e së dielës, 13 shtator në fshatin Suk të Roskovecit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave.

Sipas burimeve, daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur këtë të fundit me çekiç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco