Çfarë do të gjeni në brendësi
*Dita e parë e vitit të ri shkollor për nxënësit e shkollës Emin Duraku në Tiranë nisi me një alarm të rremë për bombë. *Policia njoftoi arrestimin e 47 vjeçarit Armand Jatagani pasi ky i fundit kishte alarmuar të gjithë strukturat drejtuese duke pretenduar se në ambientet e shkollës ishte vendosur bombë. *Pak momente para arrestimit, rreth orës 06:30 të mëngjesit, Jatagani kishte publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqej para shkollës dhe shprehej se po priste për të parë sesa shpejt mund të reagonte policia kur kishte denoncim për terrorizëm. Jatagani ishte shoqëruar edhe më parë në polici pasi kishte bërë thirrje për dhunë gjatë fjalimit që kishte mbajtur tek protesta para kryeministrisë.
"Ngjalli panik", arrestimi i 47 vjeçarit që dha alarm fals për bombë, policia: Nuk kishte gjë të tillë në shkollë
Policia ka reaguar për alarmin e rremë për bombë në shkollën 'Emin Duraku' në Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se ishte arrestuar 47 vjeçari Armand Jatagani pasi informacioni i dhënë prej tij ishte i rremë dhe nuk kishte lëndë të rrezikshme në shkollë.
"Specialistët e Njësisë Antiterror arrestuan për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, shtetasin M. J., 47 vjeç.
47-vjeçari dyshohet se, rreth orës 06:30 të datës 14.09.2026, ka telefonuar Policinë e Tiranës, duke pretenduar për terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit në masë, në një shkollë 9-vjeçare.
Menjëherë pas telefonatës, në shkollën e sinjalizuar, shërbimet e Policisë, Njësia Antieksploziv dhe Njësia Antiterror kanë kryer veprimet e nevojshme verifikuese, nga të cilat rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe se nuk kishte lëndë të tilla të rrezikshme.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi M. J. e ka publikuar këtë informacion të rremë edhe në rrjetet sociale"- thuhet në njoftim.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al
Alarmoi policinë për bombë në shkollë, Jatagani postoi video: Ja të shohim për sa vjen patrulla për terr*rizëm

Armand Jatagani është personi i arrestuar për alarmin e rremë për bombë në shkollën "Emin Duraku” në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Para arrestimit, Jatagani kishte publikuar video në rrjetin e tij social ku bënte me dije se kishte njoftuar policinë për bombë dhe më tej shprehej se po priste para shkollës për të parë sesa shpejt do të mbërrinin efektivët.
“Jam tek shkolla për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë se për sa do të vijnë. Ju bëj thirrje që çdo prind të bëjë të njëjtin veprim për të mbrojtur fëmijën e vetë. Tani të shikojmë për sa vjen patrulla për terrorizëm. Trafik nuk ka rrugët janë bosh”- shprehej 47 vjeçari mes të tjerash.
I arrestuari ishte shoqëruar edhe më parë pasi kishte marrë fjalën në protestën para kryeministrisë dhe kishte bërë thirrje për dhunë. Versus.al
Dha alarm të rremë për bombë në shkollën Edit Durham, arrestohet autori! Bënte thirrje për dhunë në protesta
Tiranë- Një telefonatë anonime alarmoi policinë duke pretenduar se në shkollën Emin Duraku ishte vendosur një bombë. Autori u përgjua nga policia dhe u zbulua se ishte Armand Jatagani.
Ai rezulton i shoqëruar disa herë nga Policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestave.
Gjatë njoftimit të dhënë, Jatagani ka pritur patrullën e policisë para shkollës. Versus.al

