Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mbizotërim të motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat janë të pakta deri mesatare por kalimtare, përgjatë maleve.
Era fryn me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet, hera-herës fiton shpejtësi deri në 13 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon është i forcës 1-3 ballë. Temperaturat luhaten 10-33 gradë Celsius.