Po zhvillohet ditën e sotme seanca e radhës gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe miqve të tij në lidhje me çështjen e pengimit të drejtësisë, ku pritet që të mbahen dhe fjalët e fundit nga Prokuroria e Specializuar. Po ashtu bëhet me dije se dhe avokatët e të akuzuarve do të marrin fjalën në mbrojtje të tyre.
Konkretisht mësohet se mbrojtjes së Hashim Thaçit i janë dhënë 30 minuta kohë, ndërsa për ekipet e tjera mbrojtëse thuhet se janë në dispozicion nga 15 minuta.
Duke vazhduar me argumentet e tij në lidhje me provat e mbledhura përmes së cilave kërkon që Thaçi së bashku me të akuzuarit e tjerë të dërgohen prapa hekurave me argumentimin se janë implikuar në pengimin e drejtësisë, Joshua Hafetz zbuloi një tjetër bashkëpunim të kryer mes ish-presidentit dhe miqve të tij.
“Shkëmbimi i dokumenteve me qëllim ndërhyrjen e në dëshminë e Zyrapit. Mbajtja e dokumentit e sekuestruar më 31 tetor 2023 është identike me versionin digjital që është printuar paraditen e 7 tetorit. Dosjet e tjera e gjetura në burgun e Thaçit nuk janë identike me dokumentin e Smakajt. Thaçi i dha dokumentet Smakajt më 7 tetor menjëherë pasi diskutuam për Zyrapin” theksoi Joshua Hafetz në fjalën e tij të mbajtur në seancën e sotme.
Hafetz pretendon se së bashku me prokurorët e tjerë të Hagës kanë mbledhur mjaftueshëm prova dhe dokumente përmes së cilave vërtetohet se Thaçi me të vetët kanë ndërhyrë në zhvillimin e hetimeve.
Pas më shumë se një ore seancë, ku pritet që sot të mbahen dhe fjalët përmbyllëse dhe palët të kundërpërgjigjen në lidhje me çështjen “pengim drejtësie”, gjyqi u ndërpre për pak minuta. Ndërsa u bë me dije se seanca do të vijojë sërish nga ora 12:20 e ditës së sotme, kur dhe pritet që magjistratët e Hagës të dalin me një vendim.

