Kryeministri Edi Rama vijon hakmarrjen ndaj protestuesve paqësorë. Narkopolicia e tij njoftoi sot se ka proceduar penalisht 20 pjesëmarrës në tubimin e zhvilluar dje para kryeministrisë.
Policia e komisariatit nr 2 informon se ka nisur procedimin penal, konkretisht për shtetasit:
Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.
“Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Ëilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri” informon policia.
Policia informon se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia përmes intimidimit përmes procedimeve penale dhe ndalimit me dhunë synon të shuajë protestën e shqiptarëve kundër qeverisë Rama e cila dje shënoi ditën e 106-të. Në këto 106 ditë protesta ka qenë paqësore. Ndërsa përballë qytetarëve, që kanë ushtruar të drejtën e tyre të mbrojtur me Kushtetutë ka qenë një polici e cila ka ushtruruar dhunë joprocionale.
Mijëra qytetarë protestuan edhe mbrëmjen e djeshme duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Por edhe dje gjatë fjalimeve, protestuesit deklaruan se nuk do të ndalen në misionin e tyre, ndërsa bën thirrje për masivizim të protestës dhe mosbindjes civile. Oratorë të ndryshëm theksuan gjithashtu se protesta qytetare në Tiranë, ka zgjuar ndërgjegjen qytetare edhe në rrethe të ndryshme të vendit.
© SYRI.net