“Sa të sigurt janë fëmijët tanë?”/ Diskutime për “Smart City” në Komisionin “Xhafaj”, kreu i AKSK: Siguria është maksimale, por…

14/09/2026 11:53

Po mbahet sot Komisioni Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj.

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, po raporton në lidhje me institucionin që drejton dhe një nga pyetjet e drejtuara ishte në lidhje me Smart Cityn dhe sigurinë ka që sistemi i survejimit të nisur nëpër shkollat e vendit.

Ai u shpreh se nuk ka asnjëherë siguri maksimale, por theksoi se siguria është më maksimalja e mundshme.

Xhafaj: Për të ripërsëritur pyetjen e kolegut për të pasur një përgjigje më të plotë, sa është siguria që këto informacione të fëmijëve tanë nuk mund të rrjedhin?

Kazia: Si infrastrukturë kritike që klasifikohet sipas ligjit, edhe ato që mblidhen nga Smart City, i nënshtrohen ligjit në fuqi. Sa i përket sigurisë kibernetike, nuk mund të themi në asnjë moment që kemi 100% siguri.

Xhafaj: E dimë se asnjëherë nuk është e sigurt, sepse janë thyer sisteme kibernetike të mëdha. Por jepni një siguri, se mund të vini nesër dhe të jepni llogari, ta dëgjojnë njerëzit…

Kazia: Siguria sa i përket platformës është maksimale, është një sistem i ri, është përdorur teknologjia e fundit. Gjithashtu pritet t’i nënshtrohet edhe auditit.

Sakaq, edhe deputeti Gjin Gjoni ngriti shqetësime për sigurinë dhe përgjegjësinë ligjore lidhur me “Diellën” dhe projektin “Smart City”. Ai kërkoi të dihet se kush mban përgjegjësi për funksionimin dhe përditësimin e “Diellës”, si dhe kush ka akses te të dhënat e mbledhura nga mijëra kamera dhe sensorë nga “Smart City”. Sipas tij, pa mekanizma të qartë kontrolli, një sistem i ngritur për menaxhimin e trafikut mund të kthehet në një strukturë survejimi dhe të krijojë rrezik për keqpërdorimin e të dhënave.

Kazia: Smart City është projekt i implementuar nga Policia e Shtetit. Pjesa e menaxhimit dhe administrimit i takon një institucioni. Të dhënat ruhen në 1 data center që e menaxhon drejtoria e përgjithshme e Policisë. Nuk kemi ne akses në këto të dhëna. Diella është ndërtuar nga skuadra e inxhinierëve të AKSHI-t, mirëmbahet nga ata. Mirëmbahet nga ata. Ka akses në të dhëna të kufizuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë pyetje në lidhje me qëndrimet që ofrohen. Në lidhje me inteligjencën artificiale, ne përdorim 1 sistem i cili bën të mundur identifikimin e keqkonfigurimeve. Kemi parashikuar për buxhetin e vitit të ardhshëm disa pajisje që ruajnë konfidencialitetin e të dhënave. Është jashtë fushës time të përgjigjem për Smart City dhe Diellën.

Top Channel