Riktivizohet vullkani Etna, aeroporti i Katanias ndalon fluturimet

14 Shtator 2026 | 11:57

Fluturimet në aeroportin e Katanias në Itali u pezulluan përsëri të hënën për shkak të hirit vullkanik nga aktiviteti i vazhdueshëm i malit Etna. Kështu njoftoi kompania që operon qendrën ajrore në Siçili.

Të gjitha mbërritjet në aeroport, i pesti më i ngarkuar në Itali për nga trafiku i pasagjerëve, do të pezullohen deri në orën 16:00 sipas orës lokale, tha operatori i aeroportit SAC në një postim në Facebook.

Mali Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë, shpesh pengon fluturimet në Catania, por emetimet e hirit kanë qenë veçanërisht intensive këtë verë, duke prekur mijëra udhëtarë gjatë sezonit kulmor të pushimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagosën në Iran, dalin pamjet e shpëtimit të dy oficerëve amerikanë të Forcave Ajrore (VIDEO)

Pamje dhe video të momentit të shpëtimit të dy oficerëve të Forcave Ajrore amerikane të qëlluar mbi një rajon malor të Iranit në prill, janë...
11:46 | 14/09/2026

Rinovimet në Pallatin e Buckinghamit, zbulohen sende që datojnë që nga vitet 1800 (FOTO)

Një palë çizme të vjetra me gozhda dhe një prerje gazete që daton gati 140 vjet më parë janë ndër një objektet e zbuluara gjatë...
11:04 | 14/09/2026

Kallas për sulmin rus ndaj trenit pranë Polonisë: Qëllimi është të trembë vendet që mbështesin Ukrainën

Sulmi i djeshëm me dron rus ndaj një treni në kufirin e Ukrainës me Poloninë, anëtare të NATO-s, kishte për qëllim të trembte vendet perëndimore...
10:46 | 14/09/2026