Sport

Çështja Rrahmani shkakton kaos te Kosova! Muriqi, Zhegrova dhe Rashica refuzojnë grumbullimin me përfaqësuesen?

Pak ditë më parë shpërtheu çështja e kapitenit Amir Rrahmani, i cili njoftoi se nuk pranon të grumbullohet për ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të sulmeve që ka patur nga drejtuesit e federatës. Që prej atij momenti Kosova nuk po gjen qetësi.

Shumë media kanë shkruar se Edon Zhegrova nuk ka marrë ftesë nga trajneri Foda, ndërsa përveç këtij të fundit ka nisur edhe një bojkot nga disa lojtarë. Figura kryesore të përfaqësues ‘dardane’ si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Valon Berisha, Florent Muslija dhe Arijanet Muriç nuk do të grumbullohen, pasi qëndrojnë krah Amir Rrahmanit dhe janë kundër drejtuesve të federatës.

Mbetet për t’u konfirmuar këtë javë kur të publikohet lista me të grumbulluarit nëse këto raportime janë të vërteta, por sidoqoftë situata me Amir Rrahmanin ka përçarë Kosovën.

Në postimin e tij ai ka akuzuar drejtuesit aktualë të FFK se nuk e kanë mbrojtur dhe për të ruajtur integritetin e tij, kishte vendosur të largohej nga përfaqësuesja e Kosovës pas 10 vitesh si pjesë e saj.

LEXO EDHE: Renditja/ Elbasani i bën “nder” Teutës, durrsakët kryesojnë të vetëm, Vllaznia në krizë të thellë. Si paraqitet situata në Superiore pas javës së katërt

POSTIMI I RRAHMANIT

Tifozë të vërtetë të Kosovës

Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual.

Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësime për shumë vite.

Dhe çka mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin.

Drejtësia do t’a vërtetojë një ditë.

KY VENDIM VJEN NGA NEVOJA PËR TË RUAJTUR INTEGRITETIN TIM SI KAPITEN DHE FUTBOLLIST PROFESIONIST, POR MBI TË GJITHA VLERAT E MIA SI NJERI.

I juaji

Amir Rrahmani

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.