Bota

Nga zyra e presidentit në listën e armiqve, Zelensky sanksionon ish-zëdhënësen e tij Yuliia Mendel!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dekretuar një seri vendimesh të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj rrjeteve ekonomike, logjistike dhe propagandistike që mbështesin agresionin rus.

Mes personave të shpallur non-grata figuron edhe 40-vjeçarja Yuliia Mendel, e cila ka shërbyer më parë si zëdhënëse zyrtare e vetë Zelensky-t gjatë viteve të para të presidencës së tij.

Mendel është përfshirë në një listë prej 10 shtetasish ukrainas dhe rusë të akuzuar nga Kievi për përhapjen e dezinformimit, propagandës së Moskës dhe mbështetjen e hapur të politikave agresore ruse. Përveç goditjes ndaj propagandës, pakoja e re e masave ndëshkuese shënjestron 20 anije detare të përdorura nga Kremlini si pjesë e “flotës në hije” për eksportin e naftës, nënprodukteve të saj dhe gazit të lëngshëm me synim financimin e makinerisë ushtarake.

LEXO EDHE: Trump sulmon Zelenskyn për sulmet ndaj depove ruse të karburantit: Po e dëmton botën, ndiq qëllimet e tua, jo naftën

Më tej, sanksionet godasin drejtpërdrejt kompleksin ushtarak-industrial rus duke përfshirë 29 shtetas dhe 29 kompani të lidhura me korporatën shtetërore Rostec.

Në këtë bllokim janë përfshirë furnizues të elektronikës me precizion të lartë për raketat dhe dronët, zhvillues të softuerëve të enkriptimit IT, si dhe institucione arsimore që trajnojnë personel për gjigantin e armatimit Kalashnikov. Presidenca ukrainase bëri me dije se të gjitha të dhënat do t’u përcillen menjëherë aleatëve ndërkombëtarë me qëllim sinkronizimin e sanksioneve edhe në juridiksionet perëndimore.

LEXO EDHE: Trump në telefon me Putinin, Moska garanton: Nuk ka plane agresive ndaj vendeve të tjera të Evropës

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.