Lajmi i fundit

LIVE - Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencë me median për vizitën në SHBA

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet! Famëzinjtë Balluku, Rama, Agasi, Lindat...

12:48, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i PD-së Sali Berisha zbulon detaje nga bisedat në takimet me kongresmenë dhe zyrtarë të administratës së Trump në Konventën dyditore të Republikane të zgjedhjeve të mesmandatit që u mbajt javën e kaluar në Teksas.

“Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet! Famëzinjtë Balluku, Rama, Agasi, Lindat ishin personazhe në diskutimet tona në SHBA” tha Berisha.

Pjesë nga deklarata e Berishes në konferencë

Në takimet tona, tashmë ato që kemi bërë publike, ne diskutuam gjerësisht për farsën elektorale, që organizon Edi Rama për të qëndruar në pushtet.

Për angazhimin e plotë dhe total të karteleve të drogës në procesin zgjedhor.

Paraqitëm fakte, argumente, dokumente, por këto përsëri nuk ishin për miqtë tanë, partnerët tanë rrufe në qiell të hapur. Jo!

Sekretari i Shtetit, Marko Rubio nuk e uroi për fitoren e zgjedhjeve Padrinon.

Dhe kur gazetarët e pyetën pse nuk e uroi sekretari, zëdhënësi u përgjigj se sekretari uron, përgëzon vetëm asta që bëjnë zgjedhje të lira.

Ia la damkën Edi Ramës.

Dhe ne patëm mundësi dhe u jemi shumë mirënjohës miqve tanë, kryetarë komisionesh shumë të rëndësishme, nënkryetarë komisionesh kryesore, zyrtarë, drejtues të departamenteve shumë të rëndësishëm të administratës Trump për interesin e madh që treguan.

Por, natyrisht edhe gatishmërinë për të ndihmuar shqiptarët si një popull mik, si një vend mik, për të kapërcyer këto problematika shumë të rënda.

Nuk mund ta injoronim në takimet tona përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës, bllokimin e luftës kundër korrupsionit.

Donim, s’donim, por famëzinjtë Balluku, Rama, Agasi, Lindat, etj, ishin personazhe në diskutimet tona.

Ishin, nuk e mohoj. Dhe duhej të ishin.

Se si u përdorën 83 mandate si mburojë e një personi që vetëm me gjashtë dosje kishte 36 vite burg. Dhe që e presin 60 të tjera për gjykim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco