Deputeti i PD, Eno Bozdo shprehet se KESH refuzon të anulojë tenderin 20 milionë euro për tec-et e Vlorës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bozdo shkruan se korrupsioni vijon, ndërsa SPAK ende nuk ka nisur asnjë veprim për këtë aferë megakorrupsioni.
‘Javën e kaluar, pas refuzimit të ERRE për të liçencuar TEC lundrues 1 dhe 3, kam kërkuar publikisht anulimin e tenderit të KESH për operimin dhe mirëmbajtjen e “Tigrave të Vlorës”, shkruan Bozdo.
‘Paratë publike nuk janë pronë e KESH-it. Janë paratë e shqiptarëve dhe çdo lek duhet të justifikohet’, përmbyll reagimin deputeti i PD.
Stausi:
KESH refuzon të anulojë tenderin 20 milionë euro për “Tigrat e Vlorës”!
Korrupsioni vazhdon!
SPAK ende pa filluar asnjë veprim për këtë aferë megakorrupsioni!
Javën e kaluar, pas refuzimit të ERRE për të liçencuar TEC lundrues 1 dhe 3, kam kërkuar publikisht anulimin e tenderit të KESH për operimin dhe mirëmbajtjen e “Tigrave të Vlorës”.
Por tenderi nuk është anuluar.
Procedura, me fond limit 20 milionë euro pa TVSH, ngre shqetësime serioze:
1. Rimbursim pa kufi të qartë për Lube Oil!
Termat e Referencës parashikojnë që operatori ta blejë vetë Lube Oil dhe KESH t’ia rimbursojë koston kundrejt faturës. Por nuk përcaktohet çmim tavan apo formulë e qartë kontrolli, duke hapur derën për korrupsionin e radhës.
2. Pikëpyetje mbi fondin limit!
Mungesa e një mekanizmi të qartë për kontrollin e kësaj kostoje ngre pikëpyetje se si është përllogaritur fondi limit prej 20 milionë eurosh dhe nëse është garantuar vlera më e mirë për paratë publike.
3. Dyshime mbi konkurrencën reale
Kushtet e procedurës dhe mënyra e përcaktimit të kostove tregojnë që nuk është garantuar konkurrim real dhe i barabartë.
4. Dyshime se RENCO është fitues i paracaktuar!
Në kushtet e kësaj procedure, mënyra e hartimit të kërkesave dhe specifikimeve krijon dyshime të forta që RENCO mund të jetë favorizuar si fitues i paracaktuar, ndaj kjo duhet të hetohet nga SPAK, siç edhe duhet të hetohet e gjithë afera e Tigrave!
Kërkesa është e qartë: tenderi duhet të anulohet. Nuk mund të japim 20 milionë euro për 2 TEC që nuk prodhojnë!
Paratë publike nuk janë pronë e KESH-it. Janë paratë e shqiptarëve dhe çdo lek duhet të justifikohet.
© SYRI.net
Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet! Famëzinjtë Balluku, Rama, Agasi, Lindat...
Berisha: Denoncimet tona për narkoshtetin nuk ishin rrufe në qiell të hapur! Administrata e Trump ...
Vizita në SHBA/ Berisha: Në epiqendër të takimeve, narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet