E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës
Një tjetër tentativë për të futur kokainë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit është goditur nga Policia. Brenda një muaji, autoritetet kanë zbuluar tre raste të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike përmes portit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”, Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 2 milionë eurosh.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, gjatë hetimeve për një rast të dyshuar trafikimi të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë, droga u zbulua gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili, bazuar në dokumentacionin shoqërues, deklarohej se transportonte mish pule.
Kontrolli zbuloi 37 paketime me lëndë të dyshuar si kokainë, të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit. Sasia totale e sekuestruar ishte 41.35 kilogramë.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, përfshirë origjinën dhe destinacionin e drogës, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Berisha pas kthimit nga SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur, 3 ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve
Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin! Makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë, ndërron jetë 69-vjeçari
Bllokuan bulevardet dhe akset kryesore gjatë protestës së djeshme në Tiranë, procedohen 20 persona
- 13:55 Aksident gjatë stërvitjes ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe, humbin jetën dy ushtarë
- 13:43 Ministri gjerman: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini
- 13:38 Tre të vdekur dhe 7 të plagosur nga një sulm rus në një depo në veri të Ukrainës (VIDEO)
- 13:35 “Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- 13:31 Filmi “NAZA” merr çmim në Venecia, regjisorëve izraelitë u kërcënohet shtetësia nga qeveria pas dokumentarit për Gazën
- 13:28 Polonia gjen një dron të dyshuar rus në det pranë bregdetit Baltik