14 Shtator 2026, 13:11
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj gjyqtarëve për debatin mbi pagat, duke reaguar ndaj një tjetër deklarate të bërë nga një anëtar i sistemit të drejtësisë. Gjyqtari Engert Pëllumbi ishte shprehur se për rritjen e pagave të gjyqtarëve ekzistojnë fonde në një nivel të ngjashëm me paratë që GJKKO konfiskon çdo vit nga krimi i organizuar.
Rama e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme, duke argumentuar se gjyqtarët nuk mund të pretendojnë se kanë të drejtë të marrin nga thesari i shtetit paratë që janë mbledhur përmes vendimeve të tyre. Kryeministri e ka krahasuar kërkesën e gjyqtarëve me një situatë hipotetike ku punonjës të administratës shtetërore, përfshirë doganierë, tatimorë, policë dhe inspektorë, do të kërkonin për vete paratë që mbledhin nga taksat dhe gjobat.
Postimi i Plotë:
Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.
Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat! Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?
Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.
Ngërçi me pagat në gjyqësor
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, duke i shtuar edhe 14 mijë lekë për kualifikimin. Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave të magjistratëve dhe administratës së drejtësisë është kompetencë e Kuvendit./Dosja.al
edi rama pagat e gjyqtareve reagim
Politike
14 Shtator 2026, 13:01
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se presidenti amerikan, Donald Trump ka denoncuar rrezikun komu...
Politike
14 Shtator 2026, 12:50
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Shqipëria është kthyer në parcelë eksperimenta...
Politike
14 Shtator 2026, 12:41
E.d
Sali Berisha:
TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se gjatë takimeve të tij në SHBA ka denoncuar farsën elektorale, q&...
Politike
14 Shtator 2026, 12:30
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se në epiqendër të takimeve gjatë qëndrimit në SHBA ka qenë...
Politike
14 Shtator 2026, 12:19
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në SHBA së bashku...
Politike
14 Shtator 2026, 11:48
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka bërë një padi të re ditën e sotme në SPAK. Në një dek...
Politike
14 Shtator 2026, 11:16
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka deklaruar se familjarët e emigratëve shqiptarë të cilët kanë njoftuar nj&eu...
Politike
14 Shtator 2026, 11:18
I.A
Ambasada amerikane në Prishtinë
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që t&e...
Politike
14 Shtator 2026, 11:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Kreu i PD-së Sali Berisha...
Politike
14 Shtator 2026, 09:54
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për vl...