POLITIKË /

"GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar", Rama nxjerr shprehjen e gjyqtarit për rritjen e pagave: S'është parë në histori

Shkruar nga Versus

"GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar", Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngërçin me rritjen e pagave të gjyqtarëve duke publikuar një shprehje që sipas tij është thënë nga një gjyqtar i posaçëm.

“Për rritjen e pagave janë aq para sa GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar”- është shprehja e publikuar nga Rama duke pretenduar se është thënë nga një prej gjyqtarëve të posaçëm.

Ndërsa kryeministri në reagimin e tij thotë se një gjyqtar nuk mund të flasë kështu dhe se nëse rritja e pagës pranohet, gjyqtari mund të paguhet 3.8 herë më shumë se mësuesi dhe mjeku.

“Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.

Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!

Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?

Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë”- shkruan Rama. Versus.al

Poll