Polonia gjen një dron të dyshuar rus në det pranë bregdetit Baltik

14 Shtator 2026 | 13:28

Ministri polak i mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz ka njoftuar se ushtria polake ka tërhequr një dron rus nga deti në bregdetin e Detit Baltik në Poloninë veriore.

Vendet në krahun lindor të NATO-s kanë parë ndërhyrje të përsëritura me dronë, duke nxitur frikën e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës që mund të shtrihet përtej kufijve të aleancës.

 “Ushtria ka lokalizuar dhe ka rikuperuar një dron nga Deti Baltik pranë plazhit në Rusinowo, afër Jaroslawiec”, shkroi Wladyslaw Kosiniak-Kamysz në X.

“Inspektimi paraprak tregon se është një dron ushtarak rus”, shtoi ai.

Një dron rus goditi një tren pasagjerësh në kufirin e Ukrainës me Poloninë të dielën, pak pasi ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe diplomatë të tjerë evropianë kishin përdorur të njëjtën linjë.

Nga kjo ngjarje nuk pati viktima, pasi pasagjerët ishin evakuuar në kohë menjëherë pasi ishte zbuluar kërcënimi. Droni goditi lokomotivën e trenit, duke shkaktuar dëme materiale.

Boris Johnson po largohej nga Kievi, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Në të njëjtën rrugë hekurudhore po udhëtonin edhe zyrtarë të lartë të sigurisë nga Evropa, mes tyre këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Jonathan Poëell, si dhe një këshilltar i kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Johnson reagoi ashpër pas sulmit, duke vënë në pikëpyetje arsyen e goditjes së trenit pranë kufirit me Poloninë.

“Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtarët indianë kapen “mat” duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO)

Dy zyrtarë të lartë të qeverisë indiane që morën pjesë në Samitin e 18-të të BRICS, të mbajtur në New Delhi, janë bërë objekt diskutimi në...
13:12 | 14/09/2026

SHBA-ja paralajmëron Serbinë për afrimin me Kinën në fushën e IA-së

E ardhmja e mundësive ekonomike të Serbisë do të varet nga vendimet politike dhe zgjedhjet e partneriteteve që ajo bën sot, paralajmëron Departamenti amerikan i...
12:59 | 14/09/2026

Macron vizitë zyrtare në Spanjë, takime me Mbretin Felipe dhe Sanchez për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij do të bëjnë një vizitë zyrtare në Spanjë më 29 dhe 30 shtator, njoftoi këtë të hënë...
12:30 | 14/09/2026