Ministri gjerman: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini

14 Shtator 2026 | 13:43

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius këtë të hënë ka reaguar lidhur me sulmin me dron në një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni. Ai u shpreh se sulmi është një përshkallëzim i llogaritur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për të mbjellë frikë në Evropë.

“Është edhe më e rëndësishme që të qëndrojmë të kthjellët, të mos lejojmë veten të provokohemi, por në të njëjtën kohë të mos lëmë asnjë dyshim se jemi të aftë të mbrohemi dhe nuk do të tërhiqemi nëse situata përshkallëzohet”, u tha Pistorius gazetarëve në qytetin Wolgast të Gjermanisë verilindore.

Pistorius theksoi se ajo që po bën Vladimir Putin është e rrezikshme.

“Ai e di këtë dhe për këtë arsye po e bën”, shtoi ai.

Një dron rus goditi një tren pasagjerësh në kufirin e Ukrainës me Poloninë të dielën, pak pasi ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe diplomatë të tjerë evropianë kishin përdorur të njëjtën linjë.

Nga kjo ngjarje nuk pati viktima, pasi pasagjerët ishin evakuuar në kohë menjëherë pasi ishte zbuluar kërcënimi. Droni goditi lokomotivën e trenit, duke shkaktuar dëme materiale.

Boris Johnson po largohej nga Kievi, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Në të njëjtën rrugë hekurudhore po udhëtonin edhe zyrtarë të lartë të sigurisë nga Evropa, mes tyre këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Jonathan Poëell, si dhe një këshilltar i kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Johnson reagoi ashpër pas sulmit, duke vënë në pikëpyetje arsyen e goditjes së trenit pranë kufirit me Poloninë.

“Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre të vdekur dhe 7 të plagosur nga një sulm rus në një depo në veri të Ukrainës (VIDEO)

Një sulm rus ndaj një depoje që i përkiste një kompanie bujqësore në veri të Ukrainës vrau tre persona dhe plagosi shtatë të tjerë, tha...
13:38 | 14/09/2026

Filmi “NAZA” merr çmim në Venecia, regjisorëve izraelitë u kërcënohet shtetësia nga qeveria pas dokumentarit për Gazën

Një nga filmat më të përfolur dhe më të festuar në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti është NAZA, filmi i ri nga...
13:31 | 14/09/2026

Polonia gjen një dron të dyshuar rus në det pranë bregdetit Baltik

Ministri polak i mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz ka njoftuar se ushtria polake ka tërhequr një dron rus nga deti në bregdetin e Detit Baltik në Poloninë...
13:28 | 14/09/2026