Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ish-deputeti socialist merr në dorë “frenat” e Postës Shqiptare të Durrësit, KUSH është durrsaku që zuri sot karrigen e Elisabeta Matajt

Shkruar nga Newsbomb
Ish-deputeti socialist merr në dorë “frenat” e Postës
Elisabeta Mataj, Alban Xhelili, Posta Shqiptare në Durrës

Pas skandalit të ndodhur në pikën e Postës Shqiptare në Durrës, ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj përfundoi prapa hekurave pasi akuzohet për vjedhjen e gati 700 milionë lekëve të qytetarëve, karrigen e saj e zuri durrsaku Alban Xhelili, një emër jo i panjohur në politikë e jo vetëm. 

Mësohet se ditën e sotme është emëruar në krye të Postës Shqiptare në Durrës, ish-deputeti socialist Alban Xhelili.

Xhelili ka përfunduar studimet për Ekspert Kontabël. Nga viti 2003 e deri më sot, Xhelili ka ushtruar profesionin e Kontabilistit te Miratuar dhe Audituesit Ligjor (Ekspert Kontabel), në subjekte të ndryshme private.

Ndër vite ai ka dhënë kontributin e tij dhe në mësimdhënie. Xhelili ka qenë i përfshirë në studime dhe publikime kërkimore, analiza në fushën e Financave dhe Kontabilitetit, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare, si edhe Pedagog i jashtëm pranë Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës.

Studimet e larta Xhelili i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Finance, Profili Kontabilitet. Në shtator të vitit 2021 Xhelili mori mandatin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku shërbeu deri në 2025, duke përfaqësuar durrsakët e tij në Kuvend. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese