Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ditën e nesërme do të organizohet një marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të verdiktit përfundimtar në Hagë. Marshimi do të zhvillohet në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”.
“Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Forumi Rinor Shqiptar, teksa theksohet se UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve dhe se luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.
Njoftimi i plotë:
“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.
UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.
Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.
Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!
Sheshi “Skënderbej” – Shkup
Nesër, ora 18:00”
