Nesër kreu i "5D" pret lirinë, por a do të mbrojë Gjykata e Lartë zyrtarisht korrupsionin?!
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka mbajtu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka mbajtu...

Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problematika nga më të ndryshmet.
Pavarësisht kontrolleve dhe së ashtuquajturës luftë kundër pasigurisë ushqimore, rastet nuk mungojnë.
Për të mos harruar se siguria ushqimore konsiderohet si një ndër shtyllat kryesore të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, të përcaktuar qartazi përmes Kapitullit 12 për Politikat për Sigurinë Ushqimore, Çështjet Veterinare dhe Fitosanitare.
Mirëpo pavarësisht kontrolleve, reformave dhe nismave të ndryshme në këtë fushë, shkeljet e sigurisë ushqimore në vend vijojnë të ndodhin.
Një rast i tillë është edhe një denoncim që ka mbërritur në redaksinë e CNA, përmes të cilit pretendohet se dy inspektore të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, shtetaset I.A. dhe A.H., kanë lejuar qarkullimin në treg të një sasie perimesh importi të konservuara me prani mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve.
Qendra Alert ka ngritur shqetësimin për rastin dhe ka paralajmëruar që më datë 16 shkurt të këtij viti se një sasi produkti me “Konservë bimore-turshi” ka qarkulluar në tregun shqiptar pavarësisht përbërjes së rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.
10 ditë më vonë, përmes një akt konstatimi, AKU ka nisur një hetim administrativ lidhur me pretendimet e publikuara nga Alert, për përmbajtje pesticidesh mbi normën e lejuar dhe pesticide të ndaluara.
Pas informimit mbi rastin, CNA ka mundur të sigurojë detaje nga hetimi i çështjes, sipas të cilave, inspektorja I.A., nuk ka kryer detyrën dhe nuk ka kryer monitorimin e rregullt të sasisë me turshi importi si dhe nuk ka hartuar as dokumentin përfundimtar mbi procesin e punës, me justifikimin se procesi i marrjes së mostrave të produktit ushqimor ishte ende në proces.
Ky nuk është rasti i parë që inspektorja vepron në kundërshtim të hapur me rregulloren për kontrollin ushqimor, pasi ndaj saj janë ndërmarrë edhe më herët masa disiplinore në disa raste, për produkte të orizit, misrit në Shkodër, salmonelës në fileto pule, e të tjera. Ndërsa e motra, A. A., zhvillon prej vitesh një biznes për pajisjen me HACCP, për menaxhimin e sistemit parandalues të mbrojtjes ushqimore përmes rrjetit ushqimor.
Ky nuk është rasti i parë që inspektorja kapet në parregullsi, pasi bazuar në një dokument konfidencial të siguruar nga CNA, inspektorja I.A., ka qenë në disa raste pjesë e trupës monitoruese të disa produkteve të tjera ushqimore, ku është evidentuar se për disa lloje produktesh ka kryer inspektim jashtë programit, nuk ka mbajtur procesverbal për mangësitë e kushteve higjieno-sanitare të disa subjekteve, gjë që ka pamundësuar më tej pezullimin ose delistimin e subjekteve të caktuara, duke bërë që produktet e pasigurta të vijojnë të qarkullojnë në tregun vendas.
CNA ka mësuar se ndaj dy punonjëseve të AKU-së, Komisioni Disiplinor i Inspektoriatit të Përgjithshëm ka vendosur javën e kaluar shkarkimin e tyre nga detyra, ndërsa urdhri nuk është bërë ende publik.
Denoncimi nxjerr në pah jo vetëm një rast të mosushtrimit të detyrës sipas rregullave të punës, prevalimin e korrupsionit dhe klientelizmit, por ngre edhe pikëpyetje të shumta mbi veprimtarinë e institucioneve të cilave shqiptarët u kanë besuar sigurinë e ushqimit, që nuk plotëson as normat bazë e jo më t’u afrohet standardeve të BE-së./CNA
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Bankat bëjnë reklama të mëdha, publicitet, ledwall-e, rekl...
Institucionet shtetërore në Shqipëri, një vend që aspiron ...
Tirana është një kaos sa i përket pastrimit. Kryeqyteti ës...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dho...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, ngriti sot shqetësimin për n...
Në një kohë që qeveria e Edi Ramës mburret me procesin e i...
Blendi Gonxhja, siç e kemi theksuar në disa shkrime, është...
Qeveria vendosi disa ditë më parë, se nga data 1 gusht der...
Nën hijen e hetimeve ndërkombëtare dhe skandaleve që kanë ...
Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Qendrën Spitalore Un...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA-së, i cil...
Një situatë alarmante ndotjeje është regjistruar në zonën ...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
Një alarm që ka rezuluar fals është regjistruar mëngjesin ...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politi...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh nj...
Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë, njihet për ...
Mes debateve rreth kancelarit federal Friedrich Merz, pas ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...