A do e lëshojë kryeministri Edi Rama, ish zv/kryeministren Belinda Balluku? Në konferencën sotme për median nga selia e PD-së, lideri i demokratëve zbuloi se mes Ramës dhe Ballukut ka një tension real pas arrestimit të Ergys Agasit, pak javë më parë.
'Ka mundësi që Edi Rama të shohë qartë tani se kabineti ekzistues nuk është në Rama-Balluku, por Balluku-Rama. Balluku-Rama" deklaroi Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Syri Tv, Marsi Korreshi.
Pjesë nga Konferenca
Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, dhe një pyetje të fundit. Ka zëra që qarkullojnë që SPAK do të dorëzojë në Kuvend fletë-arrestin e dytë për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ju keni informacion për këtë dhe a mendoni se do të shkojë Rama drejt lëshimit të saj? Faleminderit.
Sali Berisha: Tani këto ditë mësoj që ka një tension real midis Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.
Dhe ky tension real është rezultat i arrestimit të Ergys Agasit, ku thuhet se dora e zezë e Lubisë është prapa atij arrestimi.
Në këtë kuadër, ka mundësi që Edi Rama të shohë qartë tani se kabineti ekzistues nuk është në Rama-Balluku, por Balluku-Rama. Balluku-Rama.
Dhe unë po i ndjek me shumë interes dhe jo pa kënaqësi këto zhvillime në klanin e tyre mafioz
© SYRI.net