Protestë te Zogu i Zi/ Shoqërohen 10 qytetarë nga policia, disa prej tyre dhunohen me grushta
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
Dha alarm fals për bombë në shkollën "Edit Durham", arrestohet Edmond Jatagani 14 Shtator, 10:25 Viti i ri...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Më tej, ajo sqaroi se apartamentet e sekuestruara, përdoren vetëm për nevoja të shtresave vulnerabël dhe të policëve të rënë në krye të detyrës.
TIRANA- Ditën e stome në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale është zhvilluar një diskutim mbi administrimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, i u drejtua nga Fatmir Xhafaj. Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni u shpreh se ka informacione se një pjesë e madhe e pasurive të sekuestruara shkojnë në duart e atyre që u janë sekuestruar, nëpërmjet mënyrave të ndryshme, me një çmim modest.
Në lidhje me këtë, kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara, Risena Xhaja tha se deri më sot nuk i ka rezultuar të ketë përfitues të tillë. Kjo ndërsa sqaroi procedurat e dhënies me qira dhe përdorimit të këtyre pronave. Më tej, ajo sqaroi se apartamentet e sekuestruara, përdoren vetëm për nevoja të shtresave vulnerabël dhe të policëve të rënë në krye të detyrës.
Deputeti Gjin Gjoni i drejtoj edhe disa pyetje të cilat lidheshin se sa pasuri shkojnë në favor të viktimave dhe se sa pasuri përdoren për efekt parandalues. Në lidhje me këtë, Xhaja u përgjigj duke thënë se aktualisht pasuri në administrim janë njësi dhe apartamente, por edhe kullota. Sipas saj, nuk ka hapësira për t’ia vënë në dispozicion gjykatave.
Pjesë nga diskutimi
Gjoni: Kam informacione se një pjesë e madhe e pasurive të sekuestruara shkojnë në duart e atyre që u janë sekuestruar, nëpërmjet mënyrave të ndryshme, me një çmim modest. Keni informacione në lidhje me këtë dhe a duhet të bëhen rregullime ligjore për këtë çështje? Ka pasuri të sekuestruara që janë vënë në dispozicion të shtresave sociale në qarkun e Lezhës?
Xhaja: Për përfituesit është e vërtetë që kam dëgjuar se kalojnë përmes të tretëve në mbajtësit e parë të pasurive. Ka qenë shumë i mbyllur informacioni për pasuritë e konfiskuara dhe të sekuestruara. Deri më sot mua nuk më ka rezultuar të ketë përfitues të tillë. Kur qiramarrësi plotëson deklaratën, është përgjegjësi e tij më pas dhe e organeve hetimore. Kjo është procedura jonë, qiraja është 1-vjeçare.
Gjoni: Unë di rast konkret që personi që ka pasur pronën, e ka marrë me qira dhe nuk ka sesi ai të denoncojë…
Xhaja: Ne sigurohemi që ish-pronari nuk e ka marrë pasurinë në përdorim, kaq mund të bëjë ligji. Deri më tani na ka rezultuar që personat që i kanë marrë me qira nuk janë të njëjtët. Sa i përket gjykatave, vetëm Gjykata e Shkallës së Parë ka kërkuar zyra arkivore, po e shohim. Financime ka pasur GJKKO është rikonstruktuar me këto fonde. Kanë përfituar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Prokuroria e Tiranës. Në Lezhë nuk ka pasur kërkesa nga agjencitë për të përdorur ambientet e sekuestruara.
Gjoni: Apartamentet e sekuestruara, a mund të shkojnë në dispozicion të shtresave në nevojë?
Xhaja: Përdoren vetëm për nevoja të shtresave vulnerabël dhe të policëve të rënë në krye të detyrës.
Xhafaj: Ju jeni administrues, nuk është merita juaj që objektet apo paratë janë sekuestruar. Detyra jua është administrimi, që ato pasuri të mos humbin vlerën. Pyetja është sesa mund të ndihmojë policia? Tjetra është sa pasuri shkojnë në favor të viktimave? Sa pasuri përdoren për efekt parandalues? Rezulton një kosto e lartë e administrimit nga ana juaj gjithashtu. Dhe sa objekte janë të përshtatshme që mund të vihen në dispozicion të institucioneve gjyqësore? Kemi disa gjykata me mungesë kapacitetesh. Po troje mund të ketë në lidhje me ndërtimin e mundshëm të këtyre institucioneve?
Xhaja: Aktualisht pasuri në administrim janë njësi dhe apartamente, por edhe kullota. Nuk kemi hapësira për t’ia vënë në dispozicion gjykatave. Institucione që kemi akomoduar kanë qenë vila dhe njësi. Bëjmë thirrje edhe për trojet kush ka nevojë nga institucionet. Sa i përket kostove të administrimit, jam e kënaqur se janë ulur, pavarësisht se është rritur numri i punonjësve. Ka ndikuar pjesa e rojeve, pasi duke i dhënë me qira është ulur numri i tyre. Gjithashtu kemi vënë depozita në lek dhe ne marrim përqindje shumë të madhe të interesit për to. Nuk kam shifër sesa pasuri janë dhënë në përdorim, por pjesa më e madhe shkon në komunitet. Institucionet kërkojnë troje për logjistikë më së shumti. Ne duam të bëjmë një mënyrë të ndryshme sesi duhet t’i shesim pasuritë e paluajtshme. Kemi 3 vite që nuk shesim pasuri, po presim vendimin e Gjykatës së Lartë për ta definuar këtë proces./Dosja.al
Foto ilustruse FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor dytësor që lidh Fierin me Mallakastrën, në vendin e quajt...
Shkolla DEVOLL- Viti i ri shkollor 2026-2027 është shoqëruar jo vetëm me ulje të numrit të nxënësve, por ...
Kontenieret DURRËS- 41 kg e 350 gramë kokainë janë kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve ...
Foto ilustruse PEQIN- Një aksident tragjik ka ndodhur në Peqin, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një ...
Zegjine Çaushi ROSKOVEC- Daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi është arrestuar pasi ka plagosur me drapër ish-v...
Luxair 29 Mars 2027 do të shënojë nisjen e fluturimeve dy herë në javë midis Tiranës dhe Luksemburgut, përkatë...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje drejtuesve politikë për bashkëpunim në zgjedh...
Pamje nga protesta TIRANA- Policia ka bëre me dije se pas protestës së qytetarëve te Zogi i Zi, janë proceduar penalisht 20 pjes&e...
Dhunmi TIRANË- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Disa pro...
Pamje TIRANA- Protesta në zonës e Zogut të Zi e cila u zhvillua ditën e sotme nga një grup protestuesish u shoqërua me tensio...