Paketa Fiskale 2027, kërkesat e manifakturës: Nga grantet tek lehtësitë fiskale për teknologji dhe zgjerim kapacitetesh

14 Shtator 2026, 15:20Ekonomia TEMA
Paketa Fiskale 2027, kërkesat e manifakturës: Nga grantet tek

Sektori i manifakturës kërkon lehtësi të fiskale dhe financiare për të përballuar rritjen e kostove dhe për të nxitur investimet në teknologji.

Në kuadër të konsultimeve për Paketën Fiskale 2027, Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i ka paraqitur institucione një paketë me një sërë propozimesh. Një ndër to është edhe harmonizimin e pragut të pa tatueshëm me pagën minimale.

“Një punëtor që merr pagën minimale prej 50,000 lekësh tatohet me zero. Ndërsa një punëtor që merr 50,001 lekë, tatohet direkt me 13%. Nuk është normale që punëtorët që janë kaq pranë kësaj fashe të tatohen në këtë mënyrë”, u shpreh specialisti i ekonomisë, Florian Zekaj.

Kërkesë tjetër është edhe redaktimi i tarifave doganore për lëndët e para.

“Një masë të cilën kanë përdorur të gjithë vendet e ngjashme me Shqipërinë në prag të pranimit në Komunitetin Europian”, tha ai.

Zekaj u ndal gjithashtu edhe tek pasojat që po sjell në sektor shtrenjtimi i karburanteve si dhe zhvlerësimi i euros

“Qiratë, të cilat deri në këtë moment ishin në euro, tashmë kanë filluar të konvertohen në lekë. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është mungesa e vëmendjes nga qeveria për sa i përket sektorit prodhues në përgjithësi, dhe në rastin tonë, sektorit të këpucëve dhe tekstileve, të cilët janë eksportuesit më të mëdhenj në Shqipëri”, tha Zekaj.

Nga ana tjetër shoqata propozon krijimin e një skeme grantesh për teknologjinë, automatizimin, robotikën dhe digjitalizimin me qellim përballimin e konkurrencës në prag te anëtarësimit të vendit ne Bashkimin Evropian.

Lini një Përgjigje