Pas skandalit të abuzimit me fondet e filalit të Postës Shqiptare në Durrës, në krye të institucionit është emëruar ish-deputeti i PS, Alban Xhelili.
Emërimi i tij shihet si një lëvizje për të rikthyer normalitetin, kontrollin financiar dhe besimin e qytetarëve tek shërbimet postare në Durrës, Shijak dhe Krujë.
Kujtojmë se shuma prej mbi 700 mijë eurosh të caktuara për pensionistët dyshohet se u vodh nga filali, ndërsa në burg për këtë ngjarje është ish-drejtoresha Elisabeta Mataj e cila raportohet se luante bixhoz me këto para. Ndërsa ish-shefja e Financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë në "arrest shtëpie". Versus.al

