Polici goditi të shoqëruarin gjatë tubimit të sotëm në Tiranë, Hita pezullon nga detyra efektivin
Paraditen e kësaj të hëne, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje ku shfaqet një punonjës policie, i cili godet me grusht një shtetas të shoqëruar gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e Durrësit, Tiranë, pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, inspektor J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi.
Raportohet se, Policia e Shtetit nuk toleron asnjë veprim që kryhet në kundërshtim me ligjin dhe me standardet profesionale të punës dhe do të vijojë të reagojë me vendosmëri ndaj çdo shkeljeje nga punonjësit e saj.
Braçe: Gjyqtarët të na kërkojnë ndjesë, vendimi i tyre ka marrë kompetencat e Kuvendit
E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës
Berisha pas kthimit nga SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur, 3 ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve
- 14:26 Qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm
- 14:25 Kina kritikon idenë se është në “konkurrencë e keqe” për inteligjencën artificiale
- 14:16 Braçe: Gjyqtarët të na kërkojnë ndjesë, vendimi i tyre ka marrë kompetencat e Kuvendit
- 14:10 Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos
- 13:55 Aksident gjatë stërvitjes ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe, humbin jetën dy ushtarë
- 13:43 Ministri gjerman: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini