Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Kokainë në mish pule “Dimali” nga Brazili/ Identifikohen katër persona, dyshohet se do merrnin drogën (DETAJET)

    “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kokainë në mish pule “Dimali” nga Brazili/ Identifikohen katër persona, dyshohet se do merrnin drogën (DETAJET)
    Aktualitet

    Kokainë në mish pule “Dimali” nga Brazili/ Identifikohen katër persona, dyshohet se do merrnin drogën (DETAJET)

    September 14, 2026
    Kokainë në mish pule "Dimali" nga Brazili/ Identifikohen katër persona, dyshohet se do merrnin drogën (DETAJET)

    Policia dhe sektori i Antidrogës kishin të paktën gjashtë ditë që mbanin në vëzhgim kontejnerin, për të cilin dyshohej se përmbante lëndë narkotike. Ata kishin infotmacion per targat, ngjyren dhe të gjitha shenjat identifikuese të kontenjerit.

    Hetimet kishin nisur disa muaj më parë, pasi dyshohet se grupi kriminal kishte trafikuar edhe më herët lëndë narkotike. Policia ka identifikuar katër persona të dyshuar, të cilët pritej të merrnin lëndën narkotike. Megjithatë, hetimet vijojnë, pasi dyshohet se grupi kriminal është më i gjerë dhe përfshin persona të tjerë. Lënda narkotike kishte për destinacion shoqërinë A.M.G SHKP me bazë në Tiranë

    Sipas informacioneve të siguruara nga policia, kokaina kishte si destinacion Tiranën, aty ku eshte dhe baza e kompanisë. Mbi 41 kilogramë kokainë u sekuestruan në Portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në një kontejner të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule.

    Gjatë kontrollit të imtësishëm të kontejnerit, shërbimet e Policisë konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar si kokainë, të vendosura në kapakët e jashtëm të tij. Sasia totale e sekuestruar rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë, ndërsa vlera e saj në treg përllogaritet rreth 2 milionë euro.

    Operacioni i koduar “Anchor 3” u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe strukturat doganore të Portit. Ky është rasti i tretë brenda një muaji ku autoritetet godasin tentativa për trafikimin e lëndëve narkotike përmes Portit të Durrësit.

    Brazili droge Identifikohen katër persona kokainë mish pule "Dimali"
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    September 14, 2026

    Kokainë në mish pule “Dimali” nga Brazili/ Identifikohen katër persona, dyshohet se do merrnin drogën (DETAJET)

    September 14, 2026

    “Koha e tij ka mbaruar”, Ancelotti konfirmon fundin e Neymarit me Brazilin: Ai nuk dëshiron të kthehet

    September 14, 2026

    Kriza me pagat e drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Historia e botës s’e ka parë që t’i merrni vetë paratë nga Thesari

    September 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet September 14, 2026

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime…

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.