web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja “KAYO” dhe akuzat për trafik armësh/ Opozita ngre pikëpyetje

14 Shtator 2026, 14:58, Politikë CNA

Çështja “KAYO” dhe akuzat për trafik armësh/

Këtë të hënë, në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, u diskutua lidhur me audio-përgjimin e publikuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, që implikonte qeverinë shqiptare në trafik ndërkombëtar armësh.

Duke folur në mbledhje, deputetët e opozitës, që kishin ngritur kërkesë për informacion lidhur me çështjen, e cilësuan si një çështje serioze, që nuk duhet të lihet pa u trajtuar, pasi siç theksuan, ndikon edhe në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Është serioze çështja dhe do të ngrihet edhe në seancë plenare dhe me krijimin e komisioneve hetimore. Ama komisioni ynë nuk mund të lihet jashtë, sepse afekton procesin tonë të integrimit europian”, tha deputeti demokrat Tritan Shehu.

“Kemi të drejtë të kërkojmë llogari nëse tregtia e armëve ndodh vërtetë dhe atëherë kur ndodh dhe si ndodh, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë çfarë pasojash ka sjellë një tregti e tillë”, tha deputeti i PL-së, Edmond Haxhinasto.

Duke iu përgjigjur opozitës, kryetari i Komisionit, Igli Hasani, deklaroi se nuk do të ketë një efekt të tillë, ndërsa shtoi se koha do të tregojë të vërtetën.

 “Kam kuptuar që keni ngritur një kërkesë për komision hetimor. Le të mos dyshojmë punën e të gjithë kolegëve që merren me këtë çështje. Ta siguroj që askush nuk ka bërë asnjë krim kur vjen puna te procesi i integrimit. Megjithatë, koha do ta tregojë të vërtetën dhe çdo punë që është bërë sa i përket këtij procesi kaq të rëndësishëm”, tha Hasani./CNA

 





Lajmet e fundit nga