14 Shtator 2026, 14:59
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të dalë nga kafazi i qelqtë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Trupi gjykues, me kryesuese Saida Dollani, ka pranuar argumentet e paraqitura nga pala mbrojtëse, duke i hapur rrugë zhvillimit të seancave të ardhshme ku Meta do të qëndrojë jashtë kafazit të qelqtë dhe do të jetë në krah të avokatit të tij.
Vendimi është shpallur ditën e sotme dhe lidhet me mënyrën e qëndrimit të ish-presidentit gjatë procesit gjyqësor. Ndërkohë, në orën 15:30, pritet të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër e Ilir Metës, e cila lidhet me masën e sigurisë ndaj tij.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
gjykata e apelit ilir meta
Politike
14 Shtator 2026, 14:44
Elton Qyno
FIER- Përmes 5 procedurave tenderuese të hapura në Ditën e parë të Shkollës, kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi...
Politike
14 Shtator 2026, 14:15
E.d
Foto ilustruse
HAGA- Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet në Hagë më 16 shtator. Seanca gj...
Politike
14 Shtator 2026, 13:50
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ditën e stome në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ësht&e...
Politike
14 Shtator 2026, 13:11
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj gjyqtarëve për debatin mbi pagat, duke reaguar ndaj një tjetër d...
Politike
14 Shtator 2026, 13:01
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se presidenti amerikan, Donald Trump ka denoncuar rrezikun komu...
Politike
14 Shtator 2026, 12:50
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Shqipëria është kthyer në parcelë eksperimenta...
Politike
14 Shtator 2026, 12:41
E.d
Sali Berisha:
TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se gjatë takimeve të tij në SHBA ka denoncuar farsën elektorale, q&...
Politike
14 Shtator 2026, 12:30
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se në epiqendër të takimeve gjatë qëndrimit në SHBA ka qenë...
Politike
14 Shtator 2026, 12:19
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në SHBA së bashku...
Politike
14 Shtator 2026, 11:48
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka bërë një padi të re ditën e sotme në SPAK. Në një dek...