web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dinamo bën dy afrime në mbrojtje

14 Shtator 2026, 15:03, Sport CNA

Dinamo bën dy afrime në mbrojtje

Dinamo ka bërë dy afrime të tjera, duke nënshkruar me Andi Hadrojn dhe Saliou Sembene.

Marrëveshjet ishin arritur prej ditësh, por tashmë të dy futbollistët janë zyrtarisht pjesë e bluve.

Hadroj rikthehet në kampionatin shqiptar pas një përvoje një vit e gjysmë në Ukrainë te skuadra e Polissya-s. Mbrojtësi i djathtë aktivizohej pak në ekipin e parë atje, çka i kushtoi edhe vendin në Kombëtare. Ardhja e tij shton konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku po paraqitet mjaft mirë edhe Ismaili.

Nga ana tjetër, Sembene ishte lojtar i lirë që nga qershori pas përfundimit të kontratës me Partizanin. Mbrojtësi shtatlartë bëhet kështu një përforcim i rëndësishëm për qendrën e prapavijës së Dinamos, ku deri më tani ishin vetëm Dita dhe Aliji.





Lajmet e fundit nga