AKTUALITET /

Pas helmimit nga Tirana në Kukës me pulë me salmonelë, ‘A.M.G shpk’ e Mondi Goxhes kapet me 2 mln € kokainë në Portin e Durrësit

Këtë herë në ngarkesën e porositur nga kompania e vëllezërve Goxha, nuk u gjet salmonelë, por kokainë.

Shkruar nga Versus
Pas helmimit nga Tirana në Kukës me pulë me salmonelë,
Mondi Goxha, administrator i AMG FOOD

Pas disa vitesh që nuk kapej asnjë ngarkesë me kokainë në Portin e Durrësit, së fundmi policia njoftoi për sekuestrimin e 41 kilogramëve të fshehura në një kontejner që transportonte mish pule nga Brazili.

Asnjë i arrestuar për ngarkesën që llogaritet se vlen deri në 2 milionë euro nëse droga do të hidhej në treg. Sipas informacioneve të siguruara lidhur me ngarkesën e mishit të pulës, kompania që ka sjellë kontejnerin në Portin e Durrësit, është A.M.G Sh.p.k, biznes që operon në fushën e shërbimeve ushqimore dhe pijeve.

Pas helmimit nga Tirana në Kukës me pulë me salmonelë,

Mirëpo kjo nuk është herë e parë që kjo kompani përfshihet në skandale. Në prill të vitit 2025, në Shqipëri hyri një ngarkesë prej 7.8 ton fileto pule me salmonelë me anë të kompanisë “A.M.G shpk’ me pronar dhe administrator Mondi Goxhen.

Asokohe mbi 2 ton mish me salmonelë u konsumua nga shqiptarët duke u shitur edhe nëpër ambientet e shkollave. Ndërsa për skandalin, fillimisht u ndalua Arben Goxha vëllai i Mondi Goxhes për t’u liruar disa orë më vonë. Ndërsa Mondi Goxha dhe dy inspektorë të AKU-së.

Ajo çfarë shkakton habi është fakti sesi brenda një kontejneri të porositur nga kompania që kishte shkelje të mëparshme sa i takon produkteve të mishit të transportuar nga Brazili, nuk u ndërmor asnjë masë sigurie. Për kokainën me vlerë 2 milionë euro, nuk dihet ende sesi përfundoi në kontejnerin e kompanisë. Vëllezërit Goxha kanë disa kompani në Shqipëri siç është ajo e firmës së mishit "di Mal". Versus.al

Poll