Ilir Meta del nga kafazi

Kronike

Publikuar: 14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi

Gjykata e Apelit, me gjyqtare Saida Dollanin, ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore, siç mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas vendimit të shpallur sot, Meta do të marrë pjesë në procesin gjyqësor me avokatin përkrah tij.

Ndërkohë, në orën 15:30 pritet të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër e Ilir Metës lidhur me masën e sigurisë. /TCH