
Ish-presidenti Ilir Meta do të dalë nga kafazi i xhamit në sallën e gjyqit në GJKKO, gjatë seancave gjyqësore.
Vendimin e ka marr sot gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Saida Dollani, e cila ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi i xhamit dhe të jetë pranë avokatit të tij në seancat gjyqësore.
Po ashtu ditën e sotme në orën 15:30 do të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër e Ilir Metës lidhur me masën e sigurisë, teksa presidenti i PL-së, kërkon një masë më të butë sigurie.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.

