Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pritet të kërkojë zyrtarisht përjashtimin e 2 forcave politike me shumicë arabe nga zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit.
Likud ka njoftuar se do ti drejtohet autoriteteve për të skualifikuar “Joint List” dhe “Ra’am”, duke i akuzuar për mbështetje të terrorizmit.
Partia e Netanyahut pretendon gjithashtu se këto forca politike denigrojnë ushtarët izraelitë dhe refuzojnë ta cilësojnë Hamasin dhe Hezbollahun si organizata terroriste.
Megjithatë, në deklaratën e saj, Likud nuk ka paraqitur prova për këto akuza.
Lëvizja vjen në një moment kur gara elektorale është përshkallëzuar, ndërsa Likud ka intensifikuar sulmet ndaj ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Gadi Eisenkot, partia e të cilit, Yashar, sipas sondazheve të fundit, kryeson ndaj Likud.
Partia e Netanyahut i konsideron dy partitë arabe si aleate të mundshme të Eisenkot në formimin e qeverisë së ardhshme.
Në vitin 2021, Ra’Am u bë partia e parë arabe që iu bashkua një koalicioni qeverisës në Izrael.
Lini një Përgjigje