AKTUALITET /

Elbasan, 18 vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin që lëvizte me biçikletë

Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Bradashesh.

Shkruar nga Versus

Elbasan, 18 vjeçari përplas për vdekje me makinë të

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme, ku si pasojë e përplasjes me automjetin, ka mbetur i vdekur një 69-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Bradashesh.

Viktima, me inicialet XH Ç, po lëvizte me biçikletë kur është përplasur nga një automjet që drejtohej nga 18 vjeçari me inicialet A.G.  Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë.

I riu është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë 

Në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./Versus.al

Poll