Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

35.3 miliardë lekë pasuri nga krimi, Risena Xhaja raporton në Kuvend: Kemi 2,665 pasuri të sekuestruara dhe 516 të konfiskuara

Shkruar nga Newsbomb
35.3 miliardë lekë pasuri nga krimi, Risena Xhaja raporton në
Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja

Kryeadministratorja Risena Xhaja ka raportuar në Kuvend mbi rezultatet e Agjencisë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, rritjen e të ardhurave, ripërdorimin social dhe bashkëpunimin ndërinstitucional e ndërkombëtar.

Aktualisht, Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara ka në administrim 2,665 pasuri të sekuestruara dhe 516 pasuri të konfiskuara, me një vlerë totale prej rreth 35.3 miliardë lekësh.

Të ardhurat nga qiratë kanë vijuar rritjen: nga 160 milionë lekë në 2024, në 221 milionë lekë në 2025, ndërsa për periudhën janar–gusht 2026 janë siguruar rreth 180 milionë lekë.

Gjatë vitit 2026, pasuritë e konfiskuara janë orientuar gjithnjë e më shumë drejt ripërdorimit institucional dhe social, në mbështetje të institucioneve ligjzbatuese dhe organizatave që punojnë me kategori vulnerabël.

Në fokus mbeten edhe integrimi evropian, digjitalizimi, administrimi i aseteve virtuale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese