E hënë, 14 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 69-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh.

Sipas policisë, një automjet me drejtues një 18-vjeçar ka aksidentuar 69-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, 69-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

“Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.