web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontrolle blic në burgun ku ndodhet Ergys Agasi/ Ja çfarë u sekuestrua

14 Shtator 2026, 15:36, Aktualitet CNA

Kontrolle blic në burgun ku ndodhet Ergys Agasi/ Ja çfarë u

Kontrolle blic janë kryer në paraburgimin e Bradasheshit, ku mbahet edhe Ergys Agasi, i cili u arrestua në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Raportohet se nga kontrollet me urdhër të SPAK-ut janë gjetur dhe sekuestruar pije alkoolike dhe pajisje për shpërndarjen e internetit. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Drejtoria e Burgjeve lidhur me kontrollet e kryera. 

Kujtojmë se Ergys Agasi, i shumëkërkuar nga SPAK-u, u arrestua më 26 gusht në qytetin e Durrësit, në zonën e Plepave. 

Agasi ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2025. Po në të njëjtën kohë, Prokuroria e Posaçme lëshoi një urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndaj Agasit rëndojnë këto akuza: "Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike", "Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës", "Heqje e paligjshme e lirisë", si edhe "Pastrim i produkteve të veprës penale". /CNA





Lajmet e fundit nga