100 milionë euro klauzolë, Barcelona blindon talentin spanjoll

14 Shtator 2026 | 15:47

Barcelona ka nisur lëvizjet për rinovimin e kontratës së mbrojtësit spanjoll Gerard Martín, të cilin tashmë e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të klubit për vitet e ardhshme.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona synon t’ia zgjasë kontratën Martinit, e cila aktualisht skadon në verën e vitit 2028, ndërsa klauzola e lirimit pritet të rritet në 100 milionë euro. Klubi gjithashtu planifikon t’i përmirësojë pagën, si shpërblim për zhvillimin dhe paraqitjet e tij të fundit.

Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Barcelona ka zhvilluar kontaktet e para me lojtarin dhe agjentin e tij. Bisedimet ende nuk kanë kaluar në fazën e takimeve zyrtare, por të dyja palët janë të interesuara për vazhdimin e bashkëpunimit.

Martín ka fituar më shumë hapësirë në skuadër nën drejtimin e Hansi Flick, i cili beson në aftësitë e tij. Për këtë arsye, Barcelona dëshiron ta blindojë mbrojtësin dhe ta shohë atë si një nga pjesët e rëndësishme të së ardhmes së ekipit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i trajnerit Maran: Ndihem si në shtëpi, shqiptarët kanë një vendosmëri që dua t’ua transmetoj lojtarëve

Nga rutina e mëngjesit dhe dashuria për natyrën, te familja, miqtë dhe ditët e lira; nga përshtypjet për Shqipërinë dhe mikpritjen shqiptare, te tavë dheu,...
12:45 | 14/09/2026

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare ish-portieri, Ludek Miklosko

Ish-portieri i West Ham dhe Republikës Çeke, Ludek Miklosko ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Miklosko bëri pothuajse 400 paraqitje për Hammers nga viti 1990...
10:00 | 14/09/2026

VAR pranon gabimin në derbin Manchester United-City: Goli i Haalandit duhej rishikuar

Organi përgjegjës për gjyqtarët, “Pro Ref”, ka pranuar se është bërë një “gabim në gjykim” gjatë procesit të VAR-it në derbin mes Manchester United dhe...
09:36 | 14/09/2026