Gazetari Osman Stafa kallëzon në polici mesazhin kërcënues, nisin hetimet
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas kallëzimit të shtetasit Osman Stafa, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se ka marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese në llogarinë e tij në një rrjet social.
Mesazhi dyshohet se është dërguar nga një llogari e falsifikuar. Në kuadër të veprimeve hetimore po punohet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 186/a, 121/a dhe 84 të Kodit Penal.
Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve dhe, në veçanti, sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e detyrës së tyre, duke reaguar ndaj çdo forme kërcënimi, intimidimi apo presioni që cenon sigurinë dhe lirinë e tyre për të ushtruar profesionin.
Apeli i GJKKO pranon kërkesën e Metës, s’do qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore
Polici goditi të shoqëruarin gjatë tubimit të sotëm në Tiranë, Hita pezullon nga detyra efektivin
Braçe: Gjyqtarët të na kërkojnë ndjesë, vendimi i tyre ka marrë kompetencat e Kuvendit
- 15:47 100 milionë euro klauzolë, Barcelona blindon talentin spanjoll
- 15:39 Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE
- 15:32 I kritikuar prej vitesh, Hungaria ndryshon ligjin për mbrojtjen e fëmijëve
- 15:32 Finlanda do t’i bashkohet mbrojtjes bërthamore të Macronit
- 15:22 Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i “dëshpëruar” është Putini
- 15:16 Apeli i GJKKO pranon kërkesën e Metës, s’do qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore