Ndryshime për monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit valutor, 14 shtator
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...

Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës kanë shënuar rritje nga 10 deri 14 lekë më shumë sesa çmimet e mëparshme.
Nafta në pikat e karburantit po tregtohet me çmim 229 lekë për litër apo 10 lekë më e shtrenjtë sesa më parë, ndërsa benzina 219 lekë për litër apo 14 lekë për litër më e shtrenjtë.
Por, teksa çmimi i naftës ka kapur rekorde të reja, në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, të cilat prej disa javësh kanë miratuar masa të reja fiskale për uljen e akcizës, Shqipëria nuk po ndërmerr asnjë masë të re për amortizimin e efekteve të rritjes së çmimeve. Madje nuk ka më në fuqi as Aktin Normativ që parashikonte uljen e kufizuar të akcizës.
Për shkak të rritjes së çmimeve, më 3 prill qeveria miraton Akti Normativ për uljen e akcizës me 20% nëse çmimi i naftës me pakicë kalonte nivelin 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë për litër.
Por Ministria e Financave shpjegoi për Monitor se vendimmarrja për aplikimin e uljes së akcizës lidhej me funksionimin dhe vendimin e Bordit. Pas stabilizimit të çmimeve prej disa javësh Bordi i Transparencës nuk funksionon.
Por edhe kur ishte në fuqi akti normativ, masa fiskale pati përdorim të kufizuar. Ministri i Financave, Petrit Malaj, më herët gjatë një seance plenare deklaroi se masa është përdorur vetëm 2 herë dhe efekti financiar llogaritet 37 mln lekë apo rreth 350 mijë euro.
Ndërkohë, Shqipëria vijon të ketë çmimet më të larta të karburanteve në rajon për shkak të barrës së lartë fiskale që zë gati 50% të çmimit dhe mungesës së masave fiskale. Sipas një tjetër analize të Monitor, nafta në Shqipëri pak ditë më parë rezultoi 30% më e shtrenjtë sesa mesatarja e rajonit, për shkak të barrës së lartë fiskale dhe mosmarrjes së masave fiskale, teksa shumë shtete të rajonit i rikthyen ato.
Po ashtu në të gjitha vendet e rajonit mbi çmimin bazë të naftës llogaritet vetëm akciza dhe TVSH. Në disa shtete të rajonit akciza është 2% më pak. Në Maqedoninë e Veriut TVSh është 18% për naftën dhe benzinën, por u ul në 10% gjatë periudhës së rritjes së çmimeve.
Në Kosovë gjithashtu zbatohet norma e TVSH-së 18%.
TVSH në Malin e Zi arrin 21%, por ky shtet naftën e ngarkon vetëm me 2 taksa TVSH dhe akcizë, e cila së fundmi është përgjysmuar si masë për amortizimin e çmimeve.
Në Serbi TVSH është 20% ndërsa akciza para nisjes së luftës arrinte 59.5 lekë për litër. Por menjëherë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, Serbia uli akcizën me 25%. Masa u riaktivizua edhe disa javë më parë.
Në Shqipëri përveç akcizës të lartë prej 39.4 lekë për litër, TVSh-së 20% dhe mungesës së masave fiskale, mbi çmimin e naftës aplikohet edhe dy taksa të tjera shtesë, që nuk aplikohen në vendet e rajonit. Taksa e qarkullimit me vlerë 27 lekë për litër dhe taksa e karbonit 3 lekë për litër.
Nafta kap rekorde të reja, Shqipëria pa masa mbrojtëse
Nafta në Shqipëri ka arritur në 229 lekë për litër, ndërsa benzina është ngjitur në 219 lekë, duke shënuar nivele të reja rekord dhe duke rritur presionin mbi konsumatorët dhe bizneset.
Sipas të dhënave të publikuara nga Monitor, rritja e çmimeve të karburanteve po ndodh ndërsa Shqipëria nuk ka ndërmarrë masa të reja për të zbutur ndikimin te qytetarët. Ndërkohë, mekanizmi i parashikuar për uljen e akcizës me 20% mbetet i kufizuar në zbatimin e tij.
Sipas skemës, ulja me 20% e akcizës aktivizohej kur nafta kalonte nivelin 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë për litër, por vendimmarrja për aplikimin e saj lidhej me funksionimin dhe vendimin e Bordit.
Të dhënat tregojnë se kjo masë është përdorur vetëm dy herë. Sipas Monitor, efekti në buxhet nga aplikimi i saj ka qenë rreth 37 milionë lekë, ndërsa mekanizmi nuk është kthyer në një instrument të qëndrueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e çmimeve.
Niveli prej 229 lekësh për litër për naftën dhe 219 lekësh për benzinën shton shqetësimet edhe për kostot e transportit, prodhimit dhe shërbimeve, me efekt zinxhir në çmimet e mallrave dhe shërbimeve.
Në kushtet e rritjes së re të çmimeve, mbetet e hapur pyetja nëse mekanizmi i uljes së akcizës do të aktivizohet sërish apo nëse qeveria do të ndërmarrë masa të tjera për të zbutur koston e karburanteve për konsumatorët shqiptarë./ Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...
Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arrin afër ni...
Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 78.6 lekë dhe...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka zbritur sot për herë...
Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dyt...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë nj...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 78.7 lekë dhe...
Banka Qendrore Europiane (BQE) rriti të enjten normat e in...
Remitancat po vijojnë të rriten, të nxitura edhe nga vala ...
Qeveria parashikon të krijojë të një fond të veçantë për p...
Tregu i punës po shfaq shenja ngadalësimi, me shkallën e p...
Rritjet më të forta të pagave po zhvendosen drejt zanateve...
Pavarësisht një rezultati në total pozitiv, disa objektiva...
Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit ma...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
Një alarm që ka rezuluar fals është regjistruar mëngjesin ...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politi...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh nj...
Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë, njihet për ...
Mes debateve rreth kancelarit federal Friedrich Merz, pas ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...