14 Shtator 2026, 15:54
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- SafeJournalist ka reaguar pas kërcënimin me vdekje të gazetarit Osman Stafa. Rrjeti ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit dhe ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm nga autoritetet dhe vënien përpara përgjegjësisë së personit përgjegjës. SafeJournalist thekson më tej se duhet të merren masat për sigurinë e gazetarit, duke përmendur se nuk është hera e parë që ai përballet me kërcënime.
Reagimi i Plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon me forcë kërcënimin serioz ndaj jetës së gazetarit të News24, Osman Stafa.
Sipas kallëzimit të depozituar pranë Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, gazetari ka marrë në llogarinë e tij në Facebook një mesazh me përmbajtje të drejtpërdrejtë kërcënuese, ku ndër të tjera shkruhet: “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”.
Sipas dëshmisë së gazetarit, kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të realizuar dhe publikuar prej tij gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit, ku kishte dokumentuar veprimet e disa personave civilë gjatë ndalimit dhe arrestimit të një protestuesi.
AGSH vlerëson se kërcënimet me vdekje ndaj një gazetari, veçanërisht kur lidhen me ushtrimin e detyrës dhe publikimin e materialeve me interes publik, janë të papranueshme dhe përbëjnë një sulm të rëndë jo vetëm ndaj sigurisë individuale të gazetarit, por edhe ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.
Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë të veprojnë me urgjencë, të identifikojnë personin ose personat që qëndrojnë pas llogarisë nga e cila është dërguar kërcënimi, të hetojnë motivin dhe çdo lidhje të mundshme të tij me punën gazetareske të Osman Stafës dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së gazetarit.
AGSH do ta ndjekë nga afër këtë rast dhe pret që autoritetet të informojnë publikisht për ecurinë e hetimeve. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të normalizohen dhe as të mbeten pa autor. Çdo gazetar duhet të jetë në gjendje të dokumentojë dhe raportojë ngjarjet me interes publik pa frikën se për këtë do të kërcënohet me jetë./Dosja.al
osman stafa
Aktualitet
14 Shtator 2026, 15:41
E. D
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 14:53
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Një kontroll blic është urdhëruar nga SPAK, për kontrolle të imtësishme në paraburgimi...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 14:34
E.d
Pamje
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita ka pezulluar nga detyra efektivin e policië, i...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 13:41
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor dytësor që lidh Fierin me Mallakastrën, në vendin e quajt...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 13:10
E.d
Shkolla
DEVOLL- Viti i ri shkollor 2026-2027 është shoqëruar jo vetëm me ulje të numrit të nxënësve, por ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:59
I.A
Kontenieret
DURRËS- 41 kg e 350 gramë kokainë janë kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:03
E.d
Foto ilustruse
PEQIN- Një aksident tragjik ka ndodhur në Peqin, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:08
I.A
Zegjine Çaushi
ROSKOVEC- Daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi është arrestuar pasi ka plagosur me drapër ish-v...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:00
I.A
Luxair
29 Mars 2027 do të shënojë nisjen e fluturimeve dy herë në javë midis Tiranës dhe Luksemburgut, përkatë...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 11:36
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje drejtuesve politikë për bashkëpunim në zgjedh...