Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën
Seanca në Gjykatën e Posaçme ku do të shqyrtohet kërkesa e...
Seanca në Gjykatën e Posaçme ku do të shqyrtohet kërkesa e...

Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 91.8 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Leku vazhdon të thellojë rënien, që ka arritur në 5.1% që nga fillimi i vitit dhe me 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duket se oferta e Euros në treg është e lartë edhe pas përfundimit të pikut të sezonit veror, në periudhën korrik-gusht. Sezoni turistik është zgjatur, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta, duke bërë që prurjet valutore nga turistët të rriten.
Ndërkohë, zhvlerësimi i vazhdueshëm i Euros duket se po ul edhe kërkesën për monedhën europiane, të paktën për nevojat e përdorimit në transaksionet e brendshme ekonomike.
Në tërësinë e vet, prurjet e valutës në ekonomnë shqiptare dhe bilanci i pagesave po shfaqin një ecuri më të mirë këtë vit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie, me një vlerë totale prej 361 milionë eurosh ose 40.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat.
Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.79 miliardë eurove, në rritje me 12.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Më shumë se gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 957 milionë eurove, në rritje me 20% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Efekt shtesë në bilancin e përgjithshëm duket të ketë dhënë edhe rritja e fortë e investimeve të huaja direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e dytë 2026 vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 741 milionë euro, në rritje me 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, politika e ndjekur nga qeveria shqiptare në vitet e fundit, me suficite të mëdha buxhetore në pjesën dërrmuese të vitit, besohet se po ushtron një ndikim shtesë në forcimin e Lekut. Për 7-mujorin 2026, buxheti ishte në suficit në vlerën e 50.7 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë vazhdon të blejë valutë me qëllim frenimin e ritmit të shpejtë të rënies së kursit të Euros, por këtë vit efektshmëria e ndërhyrjeve të saj ka qenë më e ulët.
Shifrat e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë janë bërë publike vetëm deri në fund të tremujorit të parë, kur u blenë afërsisht 140 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Shifrat e periudhës në vazhdim nuk janë bërë ende publike, por mbështetur në vlerësime të tërthorta analistët e tregut besojnë se blerjet janë rritur më tej krahasuar me të njëjtat periudha të dy viteve të mëparshme. Më herët, në periudhën 2024-2025, Banka Qendrore pati tërhequr më shumë se dy miliardë euro nga tregu, në përpjekjet e saj për ta ngadalësuar forcimin e monedhës vendase./ Monitor
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...
Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arrin afër ni...
Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 78.6 lekë dhe...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka zbritur sot për herë...
Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dyt...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë nj...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 78.7 lekë dhe...
Banka Qendrore Europiane (BQE) rriti të enjten normat e in...
Remitancat po vijojnë të rriten, të nxitura edhe nga vala ...
Qeveria parashikon të krijojë të një fond të veçantë për p...
Tregu i punës po shfaq shenja ngadalësimi, me shkallën e p...
Rritjet më të forta të pagave po zhvendosen drejt zanateve...
Pavarësisht një rezultati në total pozitiv, disa objektiva...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
Një alarm që ka rezuluar fals është regjistruar mëngjesin ...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Në një samit të mbajtur sot në qytetin verior finlandez të R...
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politi...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh nj...
Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë, njihet për ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...