Nafta 108 dollarë/fuçia, rritet presioni për çmimin mbi 220 lekë në Shqipëri

14 Shtator 2026 | 16:24

Nafta në tregjet ndërkombëtare po shtrenjtohet me ritme të shpejta, duke shtuar presionin që çmimi në pikat e karburanteve në Shqipëri të kalojë 220 lekë për litër. Rritja vjen pas tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rënies së ndjeshme të furnizimeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Çmimi i naftës është rritur në 108 dollarë për fuçi, këtë fillim jave, duke rritur presionet që ajo të tejkalojë cmimin 220 lekë për litër në pikat e karburanteve në Shqipëri.

Nafta Brent u rritë me më shumë se 3%, pas zhvillimeve të reja në lindjen e mesme, ku një anije tregtare u godit në Ngushticën e Hormuzit. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite mbylli përkohësisht linjën e saj kryesore të naftës që transporton drejt Detit të Kuq, dhe shmang Hormuzin.

Kjo ka shtuar frikën për ndërprerje të furnizimeve, pasi përmes kësaj ngushtice kalonin rreth 20 milionë fuçi naftë në ditë para luftës. Tashmë, flukset kanë rënë në rreth 7 milionë fuçi dhe pasojat e kësaj situate po ndihen edhe në Europë e Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump ka fajësuar edhe sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse për mungesën e dieselit, por analistët vlerësojnë se ndërprerjet pranë Hormuzit kanë shkaktuar humbje më të mëdha të furnizimit.

Në tregjet ndërkombëtare, frika për një krizë më të thellë energjetike po shton presionin mbi çmimet e naftës dhe karburanteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndryshime në tregjet e kriptomonedhave, ja sa shitet Bitcoin

Bitcoin po tregohet rreth nivelit 77 mijë dollarë, pas një trafikjeje të lehtë nga niveli 78 mijë dollarë, ndërsa investitorët po tregohen më të kujdesshëm...
00:07 | 13/09/2026

Bizneset kundër Dhomës Ekonomike Kombëtare: Jo anëtarësimit të detyrueshëm

Projektligji për krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare vijon të kundërshtohet nga organizatat e komunitetit të biznesit, të cilat vlerësojnë se ndryshimet e bëra në draftin...
17:10 | 11/09/2026

Paga mesatare arrin 92,150 lekë, 1 në 4 të punësuar marrin rrogë minimale

Paga mesatare në Shqipëri kaloi 92 mijë lekë në tremujorin e dytë të vitit, duke u rritur me 10% në një vit. Por diferencat mbeten...
14:42 | 10/09/2026