Elbasani “thyen” Egnatian, Gvozdenoviç dhe tre lojtarë në formacionin e javës

14 Shtator 2026 | 16:33

Elbasani mori fitoren e parë në kampionat, duke mundur 2-1 Egnatian, për llogari të javës së katërt të Superiores. Trajneri Gvozdenoviç përgëzoi ekipin për fitoren, duke theksuar se skuadra ka nevojë për vazhdimësi. Për mediat foli edhe kapiteni Lulaj.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Laçi siguroi tri pikët në shtëpi, duke mposhtur 2-0 Vllazninë. Ndërkohë, Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët të premten në Korçë, në një përballje që u mbyll në barazim 1-1.

Ndërsa të shtunën në derbin e kryeqytetit, Dinamo City triumfoi 4-2 ndaj Partizanit, ndërsa Teuta vijoi paraqitjet pozitive në këtë kampionat, duke regjistruar fitoren e radhës me suksesin 2-0 ndaj Vorës në shtëpi.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të kësaj jave. Në krye të formacionit 1-4-3-3 është vendosur trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, pas fitores 2-1 ndaj Egnatias.

Në portë është përzgjedhur Gabriel Guri i Laçit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ardit Toli (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City), Elion Stafa (Laçi) dhe Ndong (Tirana).

Mesfusha plotësohet nga Drame (Skënderbeu), Armir Boriçi (Elbasani) dhe Klevi Qefalija (Dinamo City), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Muço Boçi (Teuta), Traore (Laçi) dhe Ardit Nikaj (Elbasani).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku nga Inteligjenca Artificiale, drejtuesit e kompanive kryesore të AI kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të teknologjisë

Drejtuesit e disa prej kompanive më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale po kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të modeleve më të avancuara. Kërkesa vjen pas shqetësimeve...
01:11 | 13/09/2026

Shpërthim me lëndë plasëse në qendër të Shkodrës, detajet e para (VIDEO)

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të godinës së Bashkisë. Nga...
22:06 | 12/09/2026

Gazetarja zbulon detajet: Lamallari nuk kishte dijeni për largimin, Rama bashkoi dy ministri

E ftuar në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetarja e Euronews, Eksiola Shehu, dha detaje në lidhje me largimin e ministrit...
22:13 | 11/09/2026