Paralajmërimet se diaspora do të mbushte bulevardin më 12 shtator dështuan. Muli priste që të vinin së paku një mijë vetë, por nuk arritën as 100 veta.
– Çfarë ndodhi? – i tha Lelos. – Se nuk e morëm vesh.
– Lëre, – tha Lelo, – se ishte keqkuptim i madh.
– Pse?
– Këta flamingot shikonin në Facebook njerëz nga diaspora që thoshin: “Po nisemi për mitingun”, dhe i bënin share, se mendonin se po vinin këtu.
Pastaj e bënë të madhe çështjen pse i ndaloi policia e Malit të Zi dhe akuzonin Edi Ramën.
– Po si qe puna?
– Puna ishte se ata ishin protestues të Kosovës për mitingun e UÇK-së në Prishtinë, nuk ishin për këtu. Të gjitha videot u bënë deri në Milot, pastaj u zhdukën, se ata merrnin kthesën dhe iknin për Prishtinë.
– Ndaj thanë këta që i ka bllokuar Mali i Zi në bashkëpunim me Ramën?
– Po, por puna është se edhe disa që thanë se do të vinin në Tiranë, kur e morën vesh që mitingu ishte kundër Ramës, u kthyen, se ata janë me këta të UÇK-së dhe e quajnë Ramën aleat. Kështu që nuk u shkeli njeri këtyre.
– Po këta, domethënë, paskan gënjyer njëri-tjetrin me Facebook.
– Ndoshta kanë menduar që ata duhet të vinin për respekt të këtij Gjergj Erebarës, meqë u kishte bërë thirrje, por ja që nuk funksionoi.
– Paska qenë e bukur, – tha Muli. – Atëherë ne ta ndryshojmë pak.
– Si ta bëjmë?
– Ta bëjmë që ata erdhën deri në Milot, pyetën a është kthyer Doktori nga SHBA-ja dhe, kur morën vesh që nuk është kthyer, u kthyen për Prishtinë.
– Dakord, – tha Lelo. – Kështu kompletohet hedhja poshtë e parullës: “Rama në burg, Berisha në burg.”
Lini një Përgjigje