14 Shtator 2026, 16:30
Nga DOSJA

ITALI - Forma e Gonçalo Ramos ka nisur të shqetësojë te Milani. Sulmuesi portugez, pas një starti pozitiv në Serie A, nuk ka arritur të lërë të njëjtin impakt në ndeshjet e fundit.
Në sfidën ndaj Juventusit ai u pa pak në lojë, pavarësisht se qëndroi në fushë për 90 minuta, ndërsa në ndeshjen kundër Lazios në “Olimpico” trajneri e zëvendësoi në fund të takimit, duke aktivizuar Camardën.
Problemi kryesor nuk lidhet vetëm me mungesën e golave, por me ndikimin e ulët të tij në lojë. Ramos ka pasur shumë pak kontakte me topin dhe mbi të gjitha ka regjistruar pak gjuajtje drejt portës.
Pas 13 gjuajtjeve në ndeshjet ndaj Torinos dhe Venezias, sulmuesi ka bërë vetëm një gjuajtje në portë në dy sfidat e fundit: asnjë ndaj Juventusit dhe vetëm një ndaj Lazios.
Trajneri Amorim ka dalë në mbrojtje të lojtarit dhe ka theksuar se problemi nuk qëndron vetëm te Ramos, por edhe te mënyra se si skuadra e mbështet atë në fazën sulmuese.
“Për ta ndihmuar atë, duhet të kalojmë më shumë kohë pranë zonës së penalltisë, të sjellim më shumë lojtarë në të tretën e fundit. Me Pulisic ose Cisse që vrapojnë, Ramos do të ketë më shumë mundësi për të prekur topin. Ai patjetër do të përmirësohet gjatë sezonit”, tha Amorim.
Sipas trajnerit, aktivizimi i më shumë lojtarëve pranë sulmuesit mund t’i krijojë më shumë hapësira Ramosit, i cili vlerësohet edhe për punën e tij në presing.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Shtator 2026, 16:23
ITALI - Kthimi i Mauro Icardit në Itali nuk është një ëndërr e parealizuar. Ish-sulmuesi i Interit, i liruar pas katër sezo...
Sport
14 Shtator 2026, 16:16
GREQI - Walter Mazzarri e gjeti veten në qendër të vëmendjes mediatike pas barazimit 1-1 në shtëpi midis Iraklis Thess...
Sport
14 Shtator 2026, 15:30
SPANJE - Themelet e një sezoni historik. Pas një sezoni të vështirë me Barçën vitin e kaluar, të mbushur me lën...
Sport
14 Shtator 2026, 15:00
ITALI - Këtë mëngjes, Zlatan Ibrahimovic u rikthye në Milanello për herë të parë pas më shumë se gjasht...
Sport
14 Shtator 2026, 14:30
Philippe Coutinho ka qenë pa klub që kur u largua nga Vasco da Gama në shkurt
BRAZIL - Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barce...
Sport
14 Shtator 2026, 14:10
ITALI - Në stadiumin Diego Armando Maradona, prania e Igli Tares të dielën në tribuna nuk kaloi pa u vënë re .
I...
Sport
14 Shtator 2026, 14:00
ZVICRA - Kombëtarja italiane është gati të mirëpresë një talent të ri. Alessandro Romano, një mesf...
Sport
14 Shtator 2026, 13:50
TIRANE - Nga rutina e mëngjesit dhe dashuria për natyrën, te familja, miqtë dhe ditët e lira; nga përshtypjet për Shqip&eum...
Sport
14 Shtator 2026, 13:30
BRAZIL - Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Brazilit, Carlo Ancelotti, përsëriti se do t'u japë "përparësi loj...
Sport
14 Shtator 2026, 13:00
Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali
ITALI - Pas katër ndeshjeve në ligë, Juventusi është shumë...