Rutte: KFOR-i do të vijojë të jetë në Kosovë, pavarësisht aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

14 Shtator 2026 | 16:48

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë dhe të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters lidhur me situatën në Kosovë dhe aktgjykimin që pritet të shpallet të mërkurën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Rutte tha se KFOR-i “është aty”, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë.

“KFOR-i është aty për t’u siguruar që NATO-ja të vazhdojë të kontribuojë në stabilitet dhe paqe”, u shpreh Rutte.

Ai theksoi se prania e NATO-s në Kosovë ka krijuar prej më shumë se dy dekadash një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët. Dhe kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Rutte nënvizoi gjithashtu se angazhimi i Aleancës për paqen dhe sigurinë në Kosovë është afatgjatë dhe do të vijojë.

Sipas tij, NATO-ja do të vazhdojë të vlerësojë se cili është konfigurimi më i përshtatshëm i KFOR-it dhe se si misioni mund të përshtatet me situatën konkrete në Kosovë.

“Kjo nënkupton vlerësimin e vazhdueshëm se cili është konfigurimi më i mirë i KFOR-it dhe se si mund të përshtatet më së miri me situatën konkrete”, deklaroi Rutte, duke shtuar se zhvillimet në Kosovë kanë ndikim edhe në stabilitetin e të gjithë rajonit.

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të shpallet të mërkurën, më 16 shtator, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Forumi Rinor Shqiptar përmes një postimi kanë njoftuar se të martën më 15 shtator do të organizohet një marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve...
13:35 | 14/09/2026

Demonstrata më 16 shtator në Kosovë, Ambasada amerikane: Shmangni zonat me grumbullime të mëdha

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dalë këtë të hënë me një njoftim lidhur me demonstratën që pritet të zhvillohet të mërkurën më datë 16...
11:20 | 14/09/2026

Zgjedhja e presidentit, Kurti: Jemi shumë afër marrëveshjes, zgjedhjet e reja do të ishin papërgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zgjidhjen e çështjes së presidentit, duke thënë se vendi është shumë afër një marrëveshjeje politike dhe...
11:19 | 14/09/2026