Ibrahimovic rikthehet tek Milanello pas gjashtë muajsh

Ibrahimovic rikthehet tek Milanello pas gjashtë muajsh

16:35, 14/09/2026

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer tek Milanello pas gjashtë muajsh mungesë. Këshilltari i lartë i “RedBird” ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të Milanit për të ndjekur nga afër seancën e ekipit.

Ibrahimovic kishte munguar për një periudhë të gjatë në Milanello, pas përplasjeve me trajnerin Massimiliano Allegri në fundin e sezonit të kaluar. Megjithatë, pavarësisht tensioneve dhe kritikave të tifozëve, suedezi nuk e kishte ndërprerë bashkëpunimin me klubin kuqezi.

Tashmë, dy ditë pas barazimit ndaj Lazios në stadiumin “Olimpico”, Ibrahimovic ka vendosur të rikthehet pranë skuadrës.

Prania e tij shihet si një sinjal i rëndësishëm për afrimin sërish me grupin dhe për vazhdimin e rolit të tij pranë klubit. Ibrahimovic vijon të jetë pjesë e strukturës drejtuese të Milanit në rolin e këshilltarit të lartë të “RedBird”, kompanisë që zotëron klubin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco