14 Shtator 2026, 17:00
Nga E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit. Me anë të një deklarate, PD thekson se rasti nuk mund të trajtohet si një episod i vetëm dhe se kjo ngjarje është pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të krijuar nga një qeveri që i përgjigjet denoncimit me presion, intimidim dhe frikësim
PD kërkon identifikimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të kërcënimit; zbardhjen e lidhjes së mundshme ndërmjet kërcënimit dhe pamjeve të publikuara; identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin e urdhrave mbi bazën e të cilëve kanë vepruar pa uniformë; dhe vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e mbrojtjes së gazetarit Osman Stafa. Në fund të deklaratës, Partia Demokratike shprehet se qëndron në solidaritet të plotë me Osman Stafën dhe me çdo gazetar që mbron interesin publik.
Deklarata e PD-së:
Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin me vdekje ndaj gazetarit të News24, Osman Stafa, pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit.
Katër personat me veshje civile të dokumentuar në pamje gjatë ndalimit të një protestuesi janë punonjës policie. Fakti që efektivë të Policisë së Shtetit ndërhyjnë pa uniformë dhe pa shenja identifikuese ndaj protestuesve paqësorë ngre shqetësime serioze për veprime të paligjshme dhe përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë.
Kërcënimi ndaj gazetarit pas publikimit të këtyre pamjeve nuk mund të trajtohet si një episod i zakonshëm. Ai duhet hetuar urgjentisht, duke përcaktuar jo vetëm autorin e mesazhit, por edhe nëse kërcënimi lidhet me ekspozimin e punonjësve të policisë dhe me veprimtarinë profesionale të gazetarit.
Kjo ngjarje është pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të krijuar nga një qeveri që i përgjigjet denoncimit me presion, intimidim dhe frikësim. Kur gazetarët kërcënohen sepse dokumentojnë sjelljen e policisë, synimi është i qartë: të heshtet media, të fshihen abuzimet dhe qytetarët të privohen nga e drejta për të ditur të vërtetën.
Partia Demokratike kërkon:
-identifikimin dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të kërcënimit;
-zbardhjen e lidhjes së mundshme ndërmjet kërcënimit dhe pamjeve të publikuara;
-identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin e urdhrave mbi bazën e të cilëve kanë vepruar pa uniformë;
-vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e mbrojtjes së gazetarit Osman Stafa.
Heshtja ose zvarritja nga institucionet do të përbënte mbrojtje politike për kërcënuesit dhe një mesazh frikësues për çdo gazetar që guxon të dokumentojë abuzimet e pushtetit.
Partia Demokratike qëndron në solidaritet të plotë me Osman Stafën dhe me çdo gazetar që mbron interesin publik.
Narkopolicia nuk do ta fitoje betejen me fjalën e lirë./Dosja.al
partia demokratike
Aktualitet
14 Shtator 2026, 16:40
E. D
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim draftin e mazhorancës për pagat e magjistratë...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 15:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- SafeJournalist ka reaguar pas kërcënimin me vdekje të gazetarit Osman Stafa. Rrjeti ka dënuar kërc&eu...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 15:41
E. D
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 14:53
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Një kontroll blic është urdhëruar nga SPAK, për kontrolle të imtësishme në paraburgimi...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 14:34
E.d
Pamje
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita ka pezulluar nga detyra efektivin e policië, i...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 13:41
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor dytësor që lidh Fierin me Mallakastrën, në vendin e quajt...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 13:10
E.d
Shkolla
DEVOLL- Viti i ri shkollor 2026-2027 është shoqëruar jo vetëm me ulje të numrit të nxënësve, por ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:59
I.A
Kontenieret
DURRËS- 41 kg e 350 gramë kokainë janë kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:03
E.d
Foto ilustruse
PEQIN- Një aksident tragjik ka ndodhur në Peqin, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një ...
Aktualitet
14 Shtator 2026, 12:08
I.A
Zegjine Çaushi
ROSKOVEC- Daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi është arrestuar pasi ka plagosur me drapër ish-v...