AKTUALITET /

Meta dhe Veliaj kërkojnë lirinë, nesër 2 seanca në GJKKO për ish-presidentin dhe kryebashkiakun e Tiranës

Nesër, të dy politikanët kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga burgu, ndërsa vendimmarrja e gjykatës itet me interes të madh edhe për shkak të peshës politike të dy çështjeve.

Shkruar nga Versus

Meta dhe Veliaj kërkojnë lirinë, nesër 2 seanca në

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë të martën e 15 shtatorit, një seancë me rëndësi për dy prej emrave më të njohur të politikës shqiptare, Ilir Metën dhe Erion Veliajn.

Nesër, të dy politikanët kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga burgu, ndërsa vendimmarrja e gjykatës itet me interes të madh edhe për shkak të peshës politike të dy çështjeve.

Kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta ishte parashikuar të shqyrtohej një ditë më parë, por seanca është shtyrë për ditën e nesërme.

Në të njëjtën kohë, edhe kërkesa e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë është në shqyrtim nga gjykata.

Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i GJKKO-së për dy politikanët që ndodhen në burg. Çdo vendimmarrje pritet të shoqërohet me vëmendje të madhe publike dhe politike.

Në rast se gjykata vendos të lërë në fuqi masat e sigurisë, pritet të rikthehet debati mbi nevojën e vijimit të paraburgimit, në kushtet kur një pjesë e provave në dosjet përkatëse mund të jenë administruar tashmë.

Nëse vendimi do të jetë për lirimin e tyre, debati publik pritet të jetë edhe më i fortë, me kritikë të mundshme ndaj drejtësisë dhe pretendime për ndikim politik.

Pikërisht për këtë arsye, vendimmarrja për Metën dhe Veliajn konsiderohet një moment i rëndësishëm për GJKKO-në dhe për sistemin e drejtësisë në tërësi./Versus.al

 

Poll